Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë.
Këto kushte të motit vijojnë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në territor duke sjellë reshje fillimisht në zonat veriperëndimore dhe gradualisht përfshijnë edhe qendrën.
Pas mesnatës reshjet shtrihen në të gjithë vendin tonë ku në Veri-Verilindje do ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 18°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në mbrëmje duke arritur shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Kthjellime mbizotërojnë kushtet atmosferike në Kosovë deri pasdite kur vranësirat shfaqen në territor. Por gjatë pasdites vranësirat bëhen me te shpeshta. Ndërsa orët e natës sjellin reshje në zonat veriore dhe perëndimore të territorit të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat kufitare me Shqipërinë dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Vijon qendra, veriu dhe lindja e Europës me reshje shiu e dëbore, po ashtu mbeten me temperatura të ulëta.
Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Ishujt Britanikë dhe Europën Jugore.
g.kosovari