Kosova shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit.
Masat e reja hyjnë në fuqi nga data 7 prill dhe do të rishikohen më 18 prill. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.
Qytetarëve do të duhet të lëvizin vetëm nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Përjashtohen rastet e emergjencave shëndetësore.
Baret dhe restorantet do të punëojmë vetëm përmes shërbimit delivery.
Sakaq, marketet, farmacitë dhe furrat e bukës do të lejohen ta zhvillojnë aktivitetin e tyre. Mirëpo, ushqimorët janë të detyruara të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve që lejohen të futen brenda në të njëjtën kohë.
/a.r