Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje.
Rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit Arjan Aliço, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.
Policia njofton se për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.
g.kosovari