Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Dobraç i Ri në qytetin verior të Shkodrës.
Ndaj Pllanjat është gjuajtur me kallashnikov, teksa makina e tij tip “Range Rover” ishte në ecje e sipër. Pas të shtënave dyshohet se makina e Pllanjat ka ecur në gjendje të lirë dhe është përplasur me murin anësor të një biznesi.
Sipas news 24 dyshohet se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metër dhe më pas e kanë qëlluar.
Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur pranë pompave në Dobraç, mjeti tip “Passat” ishte me targa italiane. Burimet bëjnë me dije se në makinë janë gjetur dy armë të cilat dyshohet të jetë përdorur në ekzekutimin e Pllanajt.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër.
Gëzhojat janë shpërndarë në rrugë si pasojë e breshërisë së armës me të cilin 46-vjeçari u qëllua pa mëshirë.
Policia lokale e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar kryeqendrën e veriut, por deri tani kanë gjetur vetëm një makinë të djegur pranë vendit të ngjarjes, që dyshohet e autorëve, të cilët janë arratisur në errësirë, raporton abcnews.
Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe problemet në të shkuarën.
g.kosovari