Sipas MeteoAlb vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku në zonat veriore do ketë dhe ndonjë reshje të izoluar dëbore gjatë mëngjesit.
Por duke ju afruar mesditës kushtet atmosferike përmirësohen dukshëm duke ri-kthyer kthjellimet në vend.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje të izoluara dëbore dominojnë motit në territorin e Kosovës. Por pasditja sjell përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që moti të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta. Por duke ju afruar mesditës do të kemi largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve në MV.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore mbeten në ndikimin e vranësirave, reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta. Ndërsa qendra dhe Rajoni i Ballkanit mbeten me rrebeshe shiu dhe stuhi afat shkurtra ere. Por me kthjellime paraqiten gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut.
g.kosovari