Ish-manjati rus dhe kritikuesi i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, po akuzohet nga hetuesit rusë për përfshirjen e tij në organizimin e dy vrasjeve dhe në katër raste të tentim vrasjes.
Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, tha sot se Mikhail Khodorkovsky akuzohet për vrasjen e kryetarit të Nefteyugansk, Vladimir Petukhov në 1998-ten dhe për vrasjen e truprojës së Jevgeni Rybin. Ky i fundit ndërkaq, sipas hetuesve, ka shpëtuar nga atentati në 1998-ten. Ai gjithashtu akuzohet për tentim-vrasjen e tre personave të tjerë të cilët u plagosën gjatë të shtënave gjatë atentatit. Akuzat e reja ndaj tij bëhen publike dy ditë pasi që ai tha se një “revolucion” në Rusi është i pashmangshëm. Në qershor të këtij viti, hetuesit rusë patën njoftuar se i kanë rinisur hetimet për vrasjen e Petukhov.
Khodorkovsky, i cili tashmë jeton në Londër, ka thënë se hetimi i ri ndaj tij është urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin. Njeriu më i pasur i Rusisë, Khodorkovsky, u arrestuar në 2003-ten dhe i njëjti u dënua për krime financiare. Asetet që ishin në pronësi të tij, ishin marrë nga shteti, derisa i njëri me vendim të presidentit rus ishte falur dhe më pas në 2013-ten, ishte zhvendosur në Zvicër.