Policia ka sekuestruar një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri, ndërsa ka vënë në pranga tre persona.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
S. B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.
Ndërsa në banesën e shtetasve E. G. dhe K. G (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. BW