Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra.
Kurti i ka përgëzuar ata për pozitën e re, duke iu uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Deri më tani, me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 11 zëvendësministra.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,
Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,
Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,
Avod Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,
Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve./ b.h