Nga Bylisi në Mallakastër ku është duke zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste atje, Kryeministri Rama riktheu në vëmendjen e të gjithë takimin e famshëm me Lulzim Bashën, të mbrëmjes së 17 majit 2017 në Kryesinë e Kuvendit, ku arritën edhe një marrëveshje.
Me ironi dhe batuta Rama tha se iu desh ta mbante zgjuar Bashën me barsoleta.
“Kur bëmë marrëveshjen e 17 majit. Përdora të gjithë arsenalin tim të barcaletave që të mos e zinte gjumi. Ç’do bëja unë pastaj ta prisja gjithë natën deri sa të zgjohej”, tha Rama duke shkaktuar ilaritet tek të pranishmit./ b.h