Kryeministri Edi Rama është ndalur në Roskovec në kuadër të inaugurimit të projekteve të Rilindjes Urbane.
Kryebashkiakja Majlinda Bufi i ka shpjeguar me detaje kryeministrit investimet e bëra e bëra, ku bashkia do të ketë një ndërtesë plotësisht të re.
Nuk kanë munguar as batutat.
Rama: Ua mori frymën kjo ëë, ju shkatërroi
Bufi: Shtrigë më quajnë me të thënë të drejtën.
Rama: Pse çfarë je ti, shtrigë e ça shtrige
Bufi: Këtu kanë qenë ca depo të vjetra….
Rama: Mua më thua ti se çfarë ka qenë këtu. Më tregon mua…
Bufi: Janë hequr pesë depo të mëdha, të cilat janë shpronësuar.
Rama: Po kjo ndërtesa këtu çfarë është?
Bufi: Ndërtesë private.
g.kosovari