Kandidati për deputet në qarkun e Korçës Ervin Salianji ka zgjedhur një alternativë kriminale për të joshur të rinjtë që të bëhen votues të tij në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Salianji ka organizuar një party me pije falas ku të rinjtë e zonës së tij elektorale janë grumbulluar për të dëfryer.
Siç mund të shihet, përtej çdo mase anti-Covid dhe përtej çdo norme botërore, dashakaqësisht ambjenti është shndërruar në një “bombë” pandemike.
Për pos përgjegjësive penale dhe politike të Salianjit për rrezikun që i sjell shëndetit të qytetarëve përmes organizimeve të tilla, ndëshkim ligjor duhet të ketë edhe ndaj babëzisë së pronarëve të këtyre bizneseve që fitimin shumë e shpejt e bëjnë në kurriz të shëndetit të qytetarëve. (TemA)