Demostruam sesi do të funksionojë votimi elektronik ku çdo votues do e ketë shumë të thjeshtë, Pasi të zgjedhë partinë politike apo koalicionit do të zgjedhë dhe listën e kandidatit të preferuar nëse nuk është i sigurtë për zgjedhjen apo nuk është zgjedhja e duhur mund të rikthehet. Kjo është një pajisje që i përmbush të gjithë kërkesat dhe ofron mbrojtjen e duhur të votës.
Forma dhe përmbajtja e fletës së votimit, nuk ka shumë rëndësi, është koha ajo që duhet të jetë në fokus. .
Kjo do të jetë e mundur pasi pas 35 minutash apo një orë teknikisht ne e kemi të mundur por jemi në diskutim me partitë politike për të vendosur nëse do të bëjmë direkt publik këtë rezultat apo do të presim pasi mund të krijojmë konfuzitet te zgjedhësit për rezultatin e votimit”, ka thënë Celibashi.
Ndërkohë nga Njësia 10 kreu i KQZ-së ka bërë me dije se nuk priste që fleta e votimit të kishte kaq shumë kundërshtime dhe për këtë ka kërkuar nga KAS që të vendosë sa më shpejt për kohën pasi nuk ka kohë për të humbur.
“Nuk prisja që të kishte kundërshti kaq të mëdha për fletën e votimit, palët duhet ta kuptojnë se e rëndësishme është që të mos humbasim në shumë kohë. Shpresoj që KAS të vendosë sot ndryshe do të humbasim dhe disa ditë të tjera, dhe nëse vendimi do të ankimohet në kolegj bëj thirrje publike që pa cënuar askënd në këtë çështje të vendosin sa më parë për ankimin”, ka thënë ndër të tjera ai.
g.kosovari