Bindja e kandidatit për deputet të PS në Gjirokastër, Laert Duraj është që 25 prill socialistët të marrin 3 mandate në këtë qark.
Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Duraj tha për LSI se është një flluskë që do të zhduket pas zgjedhjeve.
“Ne do të arrijmë të marrim votat. Nuk ka fare luftë të brendshme, kemi strategjinë tonë dhe e kemi të qartë sesi do të punojmë. Në Gjirokastër marrim 3 mandate, LSI ështe flluskë që ikën në 25 prill. Qytetarët janë të prirur të gjykojnë me anë të bilanceve. Bilancet e qeverisë së Ps janë të tilla që kanë kaluar çdolloj parashikimi të mundshëm.”, deklaroi Duraj.
g.kosovari