Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike kanë kundërshtuar vendimin e Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Të treja këto subjekte e kanë ankimuar këtë vendim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Socialistët kërkojnë miratimin e një flete votimi vetëm me numra, ndërsa demokratët kërkojnë që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale.
Për kërkesën e PS-së relator u caktua Koli Bele, ndërsa për atë të PD-së, Ledio Braho.
/a.r
Për këta të PD-së, thuhet një barcaletë, mbasi duhet të bëhej një urë, dhe ngrihet Ivi Kaso dhe pyet, për së gjati apo për së gjëri do të bëhet ura ?