Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia “fërkohen” midis tyre jo vetëm në politikat globale.
Një provokim i një kompanie ruse që tallte presidentin amerikan nuk i ka pëlqyer aspak Shtëpisë së Bardhe.
Një rrjet supermarketesh ruse, ka nxjerë në shitje një kalendar me imazhin e presidentit Obama, ku ky i fundit është modifikuar si një majmun.
Kaq duhej dhe erdhi reagimi i ambasadorit amerikan në Moskë për këtë provokim.
“Është e shëmtuar, ky është manifestim racizmi”, ka Deklaruar Will Stevens.
Pas kësaj deklarate kompania prodhuese tërhoqi nga tregu kalendarin duke kërkuar falje.