Xhihadistët e ISIS mund të jenë infiltruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pasaporta siriane të stampuara me makineri që janë nën kontrollin e shtetit islamik.
Lajmi u bë publik nga ABC News e cila citon një raport të shërbimit amerikan të inteligjencës. Sipas këtij dokumenti Isis ka marrë disa kuti pasaportash ende të paplotësuara dhe i stampon në një zyrë në Raka, pikërisht pasaporta siriane përdorën dhe kamikazët e atentateve në Paris.
Raporti saktëson më tej se prej 17 muajsh Deir ez Zur dhe Raka janë në duart e shtetit islamik, dhe në këtë mënyrë individë nga Siria me pasaporta të dhëna nga këto dy qytete mund të kenë hyrë në territorin amerikan. Të enjten në një dëshmi para kongresit amerikan, drejtori i FBI-së bëri të ditur se funksionarë të lartë të shërbimit të sigurisë janë shumë të shqetësuar. Ekziston mundësia se ISIS ka aftësinë të prodhojë pasaporta false, konfirmoi ai.