Facebook nuk u mjaftua vetëm me mbylljen e llogarisë Donald Trump. Rrjeti i madh social ka nisur të censurojë filtrojë edhe intervistat me zë e figurë që ish-presidenti jep nëpër media të ndryshme dhe që shpërndahen përmes këtij rrjeti.
Kështu ka ndodhur edhe me intervistën më të fundit që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë dha për prezantuesen Lara Trump-in bashkëshorten e të birit Erik. Rrejti social i njoftoi heqjen e intervistës si nga Facebook ashtu edhe nga Instagrami që është pjesë e të njëjtit grup mediatik. Argumentimi ishte se kushtet shtesë të kufizimit për Donald Trump-in përfshijnë edhe materialet që shoqërohen me zërin e tij. Trump tha se së shpejti do të organizojë një tubim të madh.
Në komentin e saj, Lara Trump shkruan se “jemi një hap më pranë librit 1984 të Oruellit” që përshkruan realitetin imagjinar të një supershteti totalitar, ku çdo lëvizje kontrollohet dhe censurohet nëse nuk pëlqehet nga udhëheqësi. Facebook dhe Twitter bllokuan llogaritë e Donald Trump-it me argumentimin se nxiti protestat e dhunshme të 6 Janarit ndaj Kongresit ku u vranë 5 persona.
/a.r