Edi Rama mendon se për shqiptarët zgjedhja në 25 Prill është shume e thjeshtë, sepse është zgjedhja mes 2 botëve të ndryshme. E quan të pafalshme mosreagimin e Lulzim Bashës ndaj deklaratave të paraardhësit tij, ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me cilësinë e vaksinave.
“Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vdes. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s’ka ndodhur asgjë”.
Zbulon komunikimin me homologun e Kosovës, Albin Kurtin lidhur transferimin e sasisë së vaksinave të premtuara për mjekët e Prishtinës tek një tjetër kategori.
“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”.
Me fermerët e Rrogozhinës foli për planin për bujqësinë që veç mbështetjes për këtë sektor përmes subvencioneve dhe shpalosi synimin për rritjen e eksporteve. Ndërsa me pedagoge të universitetit të Shkodrës debatoi për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe mundësitë e krijimit të një platforme për universitet.
“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë. Unë mendoj se dy janë korsitë e ecjes një është ajo që ju thoni copëzat tuaja të shqetësimit që duhet të përkthehen në një platformë për universitetin”.
/a.r