Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë e krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të Kavajës, Redjan Krajli, kanë inspektuar këtë të enjte, punimet në kantierin ku po ndërtohen 7 pallate banimi me 330 apartamente, për personat që humbën shtëpitë nga tërmeti.
Krajli tha se pallatet priten të përfundojnë në fund të muajit gusht.
“Parashikohet që në fund të majit të përfundojnë si struktura dhe në fund të gushtit të mbarojnë të gjithë pallatet. Po ecim me ritme të mira”, tha Krajli.
Ndërsa, Erion Veliaj, theksoi se zona ku po ndërtohen pallatet është jo periferike dhe pranë saj, gjenden shkolla, çerdhe dhe spitali i qytetit.
“E rëndësishme është që ka shkollën dhe çerdhen ngjitur edhe spitalin pranë, nuk është periferi, por një zonë mjaft e mirë”, tha Veliaj./ b.h