Zgjidhet konflikti midis qeverisë dhe konçesionarit të markimit të karburanteve.
Marrëveshja është arritur në orët e vona të mbrëmjes pas diksutimeve të kompanisë GFI dhe ministrisë së Financave. Lajmi raportohet nga ‘Ora News’ sipas së cilës pas këtyre diskutimeve Kompania GFI nisi procesin e markimit të karburanteve pasi e mbajti atë të bllokuar gjatë gjithë ditës së enjte , duke rrezikuar ta çojë vendin në një prej krizave më të forta të karbuarnteve.
Aktualisht nuk është ende e qartë se cila palë është tërhequr nga qëndrimi i saj.
GFI e ndërpreu markimin, për pasojë edhe zhdoganimin e naftës, pasi në bazë të marrëveshjes që ajo ka me qeverinë shqiptare kërkoi që të markonte edhe naftën bruto.
Në total, nafta bruto e prodhuar në vend është rreth 1.4 milionë ton, dhe vetëm nga ky shërbim, GFI vlerwsohet tw arkëtojë rreth 10 milionë dollarë.