Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij me pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër është shprehur se vendi ka shumë nevojë për specialistë duke përfshirë këtu dhe rolin e redaktorëve gjuhësore për shkresat e institucioneve.
Rama është shprehur se është për të ardhur turp fakti se si shkresat e institucioneve tona janë të mbushura me gabime.
Ndërsa pedagoget janë shprehur se nga ministria shpesh herë nuk marrin përgjigje, ndërkaq shefi i qeverisë i është përgjigjur se ato nuk kanë arritur që të gjejnë hallkën direkte të komunikimit.
“Ju mund të keni shkuar te ministrja por keni takuar ato te katet poshtë dhe ai pret nga ato më lart dhe duket se kërkesat kanë ngelur në hije. Ti duhet të shkosh në katet lart”, ka thënë Rama.
Ndër të tjera ai i ka kërkuar rektores që të komunikojë drejtpërdrejt me ministren.
“Ministrat janë të gjithë në dispozicion. Unë të premtoj që nuk do të bëj asnjë telefonatë, ti çoj mesazh ministres dhe do të shikojmë nëse do të marrësh apo jo përgjigje”, ka thënë Rama.
g.kosovari