Selim Çekaj, i cili u arrestua në kudër të operacionit “Mersin” ku u kapën 49 kg kokainë në kontenierin me banane është babai i Arbër Çekajt.
Ndryshe nga kompania ”Arbi Garden”, kësaj radhe i ati e ka quajtur ”Ecoalmax” dhe kësaj radhe në po një konteiner me banane nga Ekuadori iu kapën në Portin e Durrësit 49 kg kokainë.
Arbër Çekaj i arrestuar dhe dënuar me me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane.
Lënda narkotike u zbulua në shkurt të 2018-s në Maminas, pasi ishte fshehur në kontenier me banane që ishin porositur nga Çekaj.
Babai i Arbër Çekajt ka vijuar aktivitetin e eksportit nga Amerika Latine edhe pasi i biri u kap me 613 kokainë në firmën e vet.
g.kosovari