Është hapur për qarkullimin e mjeteve tuneli i radhës në ish-sheshin “Shqiponja”.
Kjo lehtëson më tej trafikun ndërsa tuneli do të jetë në funksion duke nisur nga mesnata e sotme. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është duke ndjekur nga afër punimet e realizuara në këtë vepër.
‘Hapet për qarkullimin e mjeteve tuneli i radhës në nyjen Shqiponja, duke lehtësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve. Tuneli do të jetë në funksion duke nisur nga mesnata e sotme.
Ministrja Belinda Balluku ndjek nga afër punimet e realizuara në këtë vepër.’- njofton ministria./ b.h