Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” në bulevardin kryesor të qytetit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në mjetin tip ‘Ford’ të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
g.kosovari