Ekspertët shëndetësorë, Ilir Alimehmeti dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, janë të mendimit, se pasaporta lë shumë vend për diskutim, pasi sipas tyre, ajo ka një datë lëshimi, por edhe një datë skadence.
Por gjithashtu, sipas tyre, është diskriminuese të diferencosh njerëzit ose t’i privosh të pa vaksinuarit nga aktivitete të ndryshme, që për të vaksinuarit me anë të kësaj pasaporte mundësohen.
Brataj tha se shtete si Italia dhe Greqia, kërkojnë që të shpëtojnë sezonin e tyre turistik dhe mbase nuk do të jenë kaq strikte sa i përket këtyre pasaportave.
Ilir Alimehmeti: Së pari dyshoj që do të ndodhë një pasaportë e tillë, së pari është tejet diskriminuese. Jo të gjithë kanë mundësi për të bërë vaksinës, sepse ka persona që nuk janë grupmoshë, kanë kaluar COVID-in dhe se bëjmë. Pasaporta ka dhe një datë skadencë dhe nuk dihet sa zgjat njëra pasaportë për imunizimin. Kur të vendosësh një pasaportë, ka datë lëshimi e skadimi. Ngjason pak
Skënder Brataj: Vendimtar për lëvizjen është rritja e imunitetit në të gjithë botën. Nëse Italia është zonë e kuqe, jo me pasaportë të jesh, por nuk të lejojnë. Brenda verës, do të ketë lëvizje e lirë, nuk besoj se do të ketë shumë kufizime. Do të ketë këtë lehtësirë, që nëse ke bërë vaksinën nuk je i detyruar të qëndrosh në karantinë. Plus veç asaj, Evropa s’ka një bashkim politik, shtetet marrin atë që duan, Italia mezi pret turizmin, Greqia po ashtu.