PD i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se kryedemokrati Lulzim Basha po infekton qytetarët me mitingjet elektorale që po zhvillon në shkelje të rregullave anti COVID.
Sipas PD Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët që sipas tyre duan të sjellin ndryshimin më 25 prill.
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thotë PD./ b.h