Kamerat e sigurisë së qendrës tregtare kanë regjistruar momentin kur Arjan Sala ka hyrë në ambientet e brendshme të magazinës që u përfshi nga zjarri pasditen e 24 Marsit.
I riu, përgjegjës sigurie është futur me shpejtësi për të shpëtuar jetën e kolegëve, por edhe personave të tjerë që ishin brenda, por në fund nuk arriti që të dalë vetë.
33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.
Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues.
Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme.
g.kosovari