Për përkatësinë kosovare të Lavdrim Muhaxherit tashmë ka dëgjuar bota. Por janë edhe 24 bashkëkombës të tij, që po i japin rajonit të Ferizajt, namin e zonës më pjesëmarrëse në luftërat në Siri e Irak.
Në fakt, ky regjion jugor i Kosovës, po del të ketë numrin më të madh të kosovarëve që janë pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Kjo edhe falë shifrës të atyre që janë kthyer apo arrestuar,njofton Klan Kosova.
Këto shifra e të tjera që tregojnë për përfshirjen e banorëve të Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtimes e Shtërpcës në radhët e ISIS-it, u publikuan në këtë takim që me qytetarët e zhvilluan organet e rendit e përfaqësuesit e bashkësisë islame në Ferizaj.
E Fehmi Mehmeti që është edhe iniciator i kësaj mbedhije, tha se Bashkësia islame duhet të punoj fort që feja të mos keqpërdorët nga xhihadistët.