Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e patentave. Marrëveshja mes dy vendeve është botuar në Fletoren Zyrtare.
Pakti u nënshkrua në 18 mars ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
Pas kërkesës LIVE që Edi Rama i bëri ministrit të Jashtëm italian Di Maio, në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.