Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 viktima si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 774 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa janë shëruar 903 persona. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593./ b.h