Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka mirëpritur arritjen në Kosovë të dozave të para të vaksinës antiCOVID-19. Ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së, në arritjen e këtij kontigjenti të parë të vaksinave nga mekanizmi COVAX.
“Jemi mbledhur këtu, për të mirëpritur arritjen e kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë. Është një kontigjent i vogël, por që ngjall shpresë të madhe, në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetëve të njerëzve. Secila jetë në secilin vend të botës është e çmuar. Më shumë se kurrë bota ka nevojë për solideratitet për përballje me këtë armik të përbashkët për të gjithë njerëzimin. Askush në asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt. Vendi ynë është i vogël dhe i varfër ndaj dhe ka nevojë për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë, e sidomos nga SHBA dhe BE që janë donatorët kryesorë të aleancës COVAX”.
“Kohë që na ka kushtuar shumë e me shumë jetë njerëzish. Atë kohë s’mund ta kthejmë më prapa siç s’mund ta kthejmë ato jetë të humbura. Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë“, tha Kurti.
/a.r