Një aksident është regjistruar pak momente më parë, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.
Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb”, se si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të portës dalëse të digës së liqenit.
Gazetari raporton se automjeti tip “BMW” në të cilën udhëtonin dy të rinj ka rënë nga një lartësi mbi 60 metra.
Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.