Ndër të tjera, trajneri i Suedisë, foli edhe për mesfushorin e dardanëve, Arbër Zeneli, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares suedeze. Në prononcimin e tij, ndër të tjera, Anderson u shpreh:“Që kur Arbër Zeneli vendosi që të luajë për Kosovën nuk e kam parë më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë. Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh që të luajnë për Suedinë. Ne gjithë kur luajmë, tentojmë të fitojmë, asnjëherë nuk luajmë për barazim.
Kosova ka ekip të mirë. Ne do të mundohemi të luajmë mirë në mbrojtje dhe më pas të sulmojmë. I njohim disa lojtarë të Kosovës, janë mjaft cilësorë. Ne e shënuam vetëm një gol në ndeshjen e fundit, shpresoj që tani të shënojmë më shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm. Duhet të luajmë më mirë sesa ndaj Gjeorgjisë”, u shpreh trajneri i Suedisë.
PANORAMASPORT.AL