Agostin Gjini, Drejtor i Sigurisë së Portit të Shëngjinit, është arrestuar ditën e sotme, i akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Dyshohet se ai, gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i sektorit të arkivit dhe protokollit në ish-komunën e Shëngjinit, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdet.
Mësohet se Gjini ka tjetërsuar sipërfaqen e tokës nga lloji i pasurisë rërë, në arë.
Hetimet për të nisën gjashtë muaj më parë, ndërsa sipas burimeve, është shpallur në kërkim edhe përfituesi i tokës, një person me inicialet S.U.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “. Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.
g.kosovari