I pranishëm në Shijak, ku pa nga afër shtëpitë individuale të rindërtuara pas tërmetit, Rama nuk i kurseu batutat me qytetarët.
Në një banesë, Rama madje ndihmoi një të moshuar të paralizuar, duke i shtyrë karrocën, ndërsa i tha “po ta shty, meqë ke kërku të vij unë”.
I moshuari i dha uratën ‘rrofsh sa malet’, por kryeministri iu përgjigj “sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rri në këmbë”.
Dialogu:
Rama: Meqë ke kërku të vij unë, po të shty
I moshuari: Kam pas qejf shumë me thënë të drejtën
Rama: Këtu është mirë të bëjmë një rampë që të jetë më e lehtë
I moshuari: Të na rroni sa malet
Rama: Sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rrimë në këmbë. Ta mbushim të bëjmë një gëzuar? Na sill i teke raki. Qofsh me jetë gjysho, gruaja po vjen me ne një minutë dhe do ta kthej prapë.
g.kosovari