Inxhinierja Luljeta Bozo, e cila sot është kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të PS, ka treguar arsyet përse e shtynë të merrej me politikë.
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj nxorri dhe një sekret, duke treguar se si ishte menduar t’i bëhej ftesa inxhinieres për të kandiduar në Tiranë për deputete.
Veliaj tha se vajza e Bozos ka qenë skeptike duke dhënë shpjegimin se inxhinierja “nuk e sheh dot politikën”.
Ndër të tjera Veliaj përmendi edhe kritikat dhe reagimet që ka pasur në rrjet për figurën e Luljeta Bozos dhe lidhjen e saj me Komunizmin.
“Mesa pashë javën e kaluar e provove edhe ti ca do të thotë të të sulet e gjithë histeria”, i tha Veliaj.
“S’më bën përshtypje, kur më sulen me të drejtë po, më bën përshtypje, por kur më sulen kot, unë kam një parim që gjërat që janë kot i shumëzoj me zero dhe jam shumë e qetë”, u përgjigj Bozo.
“Dua të filloj me Luljeta Bozon, me nënë madhen tonë, duke qenë njeriu i superkompletuar në jetë kur themi ne troc mirë e bukur, pate një efekt të një ilaci të mnirë gjatë gjithë asaj traumës së tërmetit, ke qenë nje bekim i madh, pyetja ëeshtë ça pate që i hyre kësaj pune në politikë?“, tha Veliaj.
Bozo: S’kisha ndërmend ti hyja politikës por ishte ftesa që më erdhi nga kryetari dhe bisedat që bëmë bashkë se isha shumë hezituese të them të drejtën por ma mbushët mendjen
Veliaj: Ti di një sekret të vogël që nuk ia kam thënë askujt. Fillimisht fola me vajzën tënde edhe i them kam një ide bashkë me Kryeministrin mendojmë që do jetë një gjë fantastike sepse përfaqësohet një grupmoshë që kurrë nuk ka pasur një përfaqësim dinjitoz nqë Parlament. E unë pa mbaruar fjaklën Lila më tha “nuk ka shans në botë të pranojë mami”.
Unë i thashë po ti më lër ta provoj një herë se ku i dihet, në jetë kanë ndodhur mrekullira. ‘Nuk ka shans në botë’ tha se ajo nuk do t’i shohë bojën politikës.
Bozo: Epo sic është zhvilluar shumë herë nuk të vjen të merresh me politikë.
Unë jam shumë e kthjellët në mendje jam plot energji e kam snhumë idera e gjëra që mund t’i zgjidhësh duke qenë në politikë.
Ka kaq shumë probleme në ndërtim se po të ishin zbatuar gjithë rregullat ne do kishim gjysmat e këtyre shkatërrimeve nga tërmeti.
Duhen ribërë mbi bazën e tregullave të reja por duhen ribërë se ne akoma jemi me kushtet e 89, jemi 30 vjet mbrapa.
Veliaj: Dëgjova që je duke bërë planin e punës për ditën e parë në Parlament.
Bozo: Unë s’punoj dot pa plan, a është e metë a e mirë por unë bëj plan që një vit përpara për cdo muaj e për cdo ditë të vitit.
g.kosovari