Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instatory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë 28 ditë nga zgjedhjet parlamentarë më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me se sa projekte rrugësh të “lëna rrugëve” u përfunduan këto vite.
Ai më pas ka faktuar se 46 projekte rrugësh nisur e lënë rrugëve prej borxheve deri në 2013 u financuan në shumën prej 13.5 miliardë lekësh dhe u përfunduan me standardet evropiane.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeminstri në fund.
g.kosovari