Një objekt 7-katësh është shembur me eksploziv tek Unaza e Madhe e Tiranës.
IKMIT njofton se objekti ka rënë me sukses teksa u përdorën 10 kg lëndë eksplozive që ishin vendosur në 350 vrima të hapura në trupin e objektit.
Nga pamjet shihet se objekti me ngjyrë portokalli ka rënë për disa sekonda në tokë duke krijuar një re pluhuri në horizont.
Njoftimi:
IKMT prish me sukses objektin 7 katësh ne gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. U përdoren 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.
/b.h