Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me profesion mjek, ka dalë sot në deklaratë për të plotësuar normën e partisë. Vasili ka ngritur alarmin se Shqipëria është në mëshirë të fatit, por nuk ka thënë asnjë fjalë për atë që opozita dhe Lulzim Basha po u bëjnë të paktën militantëve të tyre.
Doktori i LSI që prej një viti vjell vrer me akuza për sistemin shëndetësor dhe menaxhimin e pandemisë, i ka pasur sytë e zëna dje kur Partia Demokratike e ktheu sheshin ‘Nënë Tereza’ në një bombë të vërtetë pandemike.
Sot, Vasili shprehet se Rilindja i ka lënë qytetarët vetëm dhe në mes të flakëve, duke pasur parasysh zjarrin e rënë në një qendër tregtare në Tiranë. Se çfarë duhet të bëjnë më shumë zjarrfikësit që kanë tre ditë duke luftuar me flakët dhe tymin, këtë e di vetëm ai.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ndonjë nga doktorët e opozitës do të bëjë ‘mea culpa’ për skandalin e ndodhur në mes të Tiranës.
/JavaNews/ A. Rada