Hapja sa ekstravagante sa e papërgjegjshme ndaj rregullave anti COVID e fushatës së Partisë Demokratike mbrëmë ka sjellë reagime të shumta.
Zv. kryeministri Erion Braçe në komentin e tij e konsideron krim mbi shëndetin që vret qytetarët atë që PD bëri dje.
“10 milionë euro makina! Luks dhe se kanë qytetarët; Ndotje dhe se bëjnë qytetarët; Llum dhe nuk janë qytetarët; Krim mbi shëndetin dhe vret qytetarët!
Është e djathta banale por super e pasur e Sali Berishës, Ilir Metës, Lylzim Bashës e Monika Kryemadhit! Pasuri që qelbet erë prej korrupsionit, vjedhjes, grabitjes”, shkruan Braçe.
PD e nisi mbrëmë fushatën për 25 prillin në sheshin “Nënë Tereza”, me autokolona të gjata të makinave luksoze, grumbullime masive të militantëve ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti COVID.
g.kosovari