Partia Demokratike nisi fushatën elektorale duke thyer masat ndaj koronavirusit pasi në shesh ishin mbledhur qindra persona dhe nuk ekzistonte distancimi social. Përveç kësaj, PD ishte pa LSI në këtë hapje të fushatës.
Në emisionin “Open”, Alfred Peza tha se kjo tregoi krizën opozitare pasi prej vitesh kanë thënë se do bëjnë gjithçka për rrëzimin e Ramës dhe në momentin kur duhet, qëndrojnë të ndarë.
Peza: Kanë 8 vjet që thonë do bëjmë gjithçka të rrëzohet Edi Rama, kur erdhi puna bënë koalicione më vete, lista më vete dhe dolën sot më vete. Sot treguan krizën opozitare. Basha bëri sot një miting dhe të gjithë ne këtu kemi qenë kur i kërkonim mitingje Bashës atëherë kur duhet t’i bënte dhe i bën tani kur nuk duhet.
Basha jep mesazh kundërthënës se bën veprime normale në një kohë anormale. PD ose mbështetësit e saj thanë që u bë një miting në stilin e Biden. Biden ka thënë se në 100 ditët e para do bëj 100 milionë vaksina dhe e mbajti fjalën e tij. Të gjithë ishin brenda makinave, kurse këtu i braktisën makinat.