Pedagogu Bledi Çeka tha në Barometrin Politik se në qarkun e Durrësit ka një garë për mandatin e 14. Z. Çerka argumentoi se PS synon mandatin e tetë në këtë qark, por që të arrijë këtë duhet që LSI të mos marrë asnjë mandat.
Por nga ana tjetër sipas tij, edhe vetë aleatët PD-LSI janë në garë me njëri-tjetrin, pasi marrja e një mandati nga LSI do të thotë 6 mandate për PD.
“Në Durrës PD dhe LSI janë në garë edhe mes tyre, sepse marrja e mandatit nga LSI do të thotë 6 mandate për pd. Ka garë të brendshme mes aleatëve PD-LSI”, tha z. Çeka.
Për nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, LSI ka po aq gjasa të marrë mandatin e gjashtë të PD se sa të tetin e PS.
“8-5-1 mund të jetë rezultati. Është skenar po aq i mundshëm”, tha Mazniku.
/a.r