Kryeministri Edi Rama komentoi publikisht akuzat e ambasadores amerikane Yuri Kim rreth kandidaturës së Tom Doshit.
Ai u shpreh se nuk ndan ndonjë qëndrim të ndryshëm nga drejtori i Komunikimit të Kryeministrisë. Por Rama shtoi se Tom Doshi para Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është ‘engjëll’.
“Unë nuk kam ndonjë gjë për të shtuar rreth deklaratës së ambasadaros përveç reagimit të Endri Fugës. Endri Fuga është drejtor i Komunikimit për llogarinë time.
Ne duhet të merremi me Saliun, Ilirin dhe Monikën para të cilëve Tom Doshi është engjëll.
Por sa i përket Tom Doshit unë kam të njëjtin qëndrim si SHBA dhe nuk i heq presjen deklaratës së ambasadores. Nëse ai është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, unë nuk e vej në dyshim përcaktimin e tyre. Në këtë kuptim, PS dhe Tom Doshi as janë dhe as do të jenë aleatë. Unë e kuptoj shumë mirë pse SHBA nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Saliun, Ilirin dhe Monikën si në rastin e Tom Doshit.
Për mua ata kanë bërë korrupsion më domethënës. Unë kam problem kërcënimin e madh që i vjen vendit nga shporta e karavidheve. Me ata të tre e kam luftën” – tha Rama.
/JavaNews/a.r