Megjithatë, Edi Reja ka shansin që ta bëjë një mrekulli të tillë, për të na udhëhequr me peshën e eksperiencës mbi supe, drejt një objektivi të pashkelur kurrë më parë. Ashtu siç edhe vetë Shqipëria, është një përvojë e pa provuar në të shkuarën për italianin që drejton për herë të parë një kombëtare.
Edicioni që nisi sot për Kombëtaren, është ndër ata ku askush nuk kërkon medoemos kualifikimin. Ia dalin vetëm 13 europiane që të shkojnë në Botëror dhe për Grupin I do të kualifikohet e para, ndërsa e dyta duhet të luftojë në “play off”.
Trajneri i besoi modulit tradicional 3-5-2, duke konfirmuar formacionin e publikuar nga “Panorama Sport”. Që nis me kapitenin Etrit Berisha në kuadrat. Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të mbështetur nga Lenjani dhe Hysaj nga krahët, teksa Gjasula, Bare dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesit të fushës. Sulmi përbëhet nga dyshja Cikalleshi-Manaj.
LIVE: ANDORRË-SHQIPËRI 0-1
Lenjani 41′
KOMENTI LIVE:
44′ Pranë golit të dytë Shqipëria me Marash Kumbullës. Pas harkimit të Memushajt, mbrojtësi i Kombëtares, prek lehtë topin me kokë, por për fat të keq, shkon ngjitur me shtyllën. Shpëton për mrekulli Andorra.