Kryeministri Edi Rama tha sot se mandati i tretë i Partisë Socialiste nuk është për karrigen tij. Sipas Kryeministrit, katër vite të tjera ne mazhorancë do ta bënin të pakthyeshme reformën në drejtësi.
“E kundërta do të thotë humbje e të gjitha këtyre përpjekjeve dhe sakrificave dhe kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më” – tha Rama në çelje të fushatës së PS.
“Mandati i tretë i PS nuk është qëllim në vetvete, inerci për nevojën apo dëshirën për pushtet. Mandati i tretë i PS nuk është për PS dhe për ata që e përfaqësojnë. Mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet më kurrë mbrapa sepse me mandatin e tretë i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i tretë bën të pakthyeshme Reformën për Drejtësi dhe ardhjen e një drejtësie të re.
Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më një problem më dhe që çështja e pronës me ka shumë mund, përpjekje, durim është futur më në fund në mbylljen e rrugës përfundimtare si një problem, të mos vihet më në diskutim. Mandati i PS është që politika nuk do të mund t’u bëjë më asgjë, as mësuesve as mjekëve, atyre që janë në vend pune.
Mandati i 3 i PS është që taksa e sheshtë të mos guxojë të kthehet më si një fantazmë kërcënuese për të gjithë ata që fitojnë më pak në këtë vend dhe që taksimi i ndershëm të jetë parim që kush fiton më shumë duhet dhe do paguajë më shumë” – tha Rama.
/a.r