Pas 24 orësh luftë me flakët dhe tymin që ka pushtuar magazinën pranë qendrës tregtare në mbikalimin e Kamzës, në ndihmë të zjarrfikëses ka shkuar ushtria.
Forcat e Armatosura kanë dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrjet në rastet e zjarrit pranë magazinës që po digjet.
Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe prej orës 16:30 i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.
Zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe roja i sigurisë Arjan Sala 30-vjeç ka mbetur i bllokuar, ndërsa ende nuk është gjetur./ b.h