I afërm i Arjan Salës, 33-vjeçarit punonjës i sigurisë në magazinën e një qendre tregtare ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24.
Kushëriri i tij tha se zjarri ka rënë ditën e djeshme në orën 15:30, por se askush nuk ka ndërhyrë deri sa janë lajmëruar mediat. Ai tregoi se i ati i 33-vjeçarit i ka rënë telefonit të tij pak minuta pas nisjes së zjarrit dhe ai e kishte hapur telefonin, por nuk kishte folur.
DEKLARATA:
Kishte më shumë se 5 vite që punonte në këtë vend. Ditën e djeshme, nuk ka komunikuar me asnjë. I ka rënë babai, ka hapur tel por nuk ka oflur fare kur ka qenë brenda magazinës. Ne e kemi telefonuar sepse e morëm vesh më para dhe ne morëm median në telefon që të vinte dhe media sepse nuk po punohej.Zjarri ka rënë në 3:30 por punonjësit nuk kanë lajmëruar policinë se do ta fikim vetë. Arjani ka marrë një fikëse zjarri dhe është futur se mos ka punonjës brenda. Kolegët kanë dalë dhe kur kanë dashur të kthehen nuk janë kthyer dot nga zjarri. Kolegët u zhdukën, nuk kemi asnjë nga punonjësit që të na thonë diçka.Kolegët ishin në fillim këtu, i pyetëm të gjithë se ata na lajmëruan, por më pas janë larguar. Këtu nuk ka as një OPGJ, as një hetues, as një prokuror. Ne kemi kërkuar dhe ambulance ka ardhur me vonesë. Gazetarja nuk lejohej.Kur ka ardhur zjarrfikësi i parë nuk ka pasur as mjete, as bombola, ka pritur zjarrfikësit e tjerë. Kur kanë ardhur ata pas 40 minutash.Në 2 të mëngjesit drejtori tha do shtojmë masat. Të gjithë jemi familjarë këtu”, deklaroi kushëriri i 33-vjeçarit.
g.kosovari