Spitali i Vlorës e konsideron përdorim politik denoncimin e bërë në media ku një paciente që kishte ndërruar jetë në një nga spitalet Covid në Tiranë ka qëndruar 70 ditë në morg, ndërsa familjarët nuk dinin asgjë për të.
Më tej thuhet se i është thirrje organeve kompetente për hetim të thelluar të rastit në fjalë.
“Spitali Rajonal Vlore ne ndjekje te reagimeve per ngjarjen e transmetuar nga emisioni investigues i televizionit Ora News, shpreh indinjaten nga perdorimi politik i nje ngjarje te sqaruar qartesisht (sic shihet ne kete reagim te dy diteve me pare) nga spitali i Vlores.
Ekipet mjekesore te Spitalit Rajonal Vlore kane treguar përgjegjshmëri te lartë për mbrojtjen e jetës në këtë qytet, duke qene modeli i nje sherbimi mjekesor qe ka bere zhvillimin me cilesor ne keto vite.
Stafi i spitalit ka bere thirrje organeve kompetente per hetim te thelluar te rastit ne fjale, duke vene ne dispozicion prej dites se djeshme cdo dokument qe verteton paqartesine deri diku te qellimshme te zonjes Zeqiri.
Eshte solidariteti ai qe mposht pandemine dhe cdo beteje shoqerore te shkaktuar nga natyra”, thuhet në reagimin e spitalit.
Për ngjarjen në fjalë pati edhe një reagim nga ana e presidentit Ilir Meta, i cili theksoi se është një skandal i paparë, rasti i denoncuar në një emision investigativ, ku thuhet se një pacient ka vdekur në Spitalin e Tiranës dhe trupi i vdekur i tij është mbajtur për 70 ditë në frigorifer.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se të tilla ngjarje janë të papranueshme, dhe nuk do te lejoje me që të ndodhin në Shqipërinë e vitit 2021.
Me sa duket kreu i shtetit ka vendosur te marre persiper dhe Shendetesine, duke “dubluar” ministren Ogerta Manastirliu!
g.kosovari