Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis, në zgjidhjen e çështjeve rajonale, përfshirë dialogun me Kosovën.
Këto deklarata Aleksandar Vuçiç i dha pas një bisede që pati me shefen e zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Marie Yamashit.
Sipas mediave serbe, mes tjerash Vuçiç ka pohuar se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.
”Puna e Zyrës së saj është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një lidhje me Misionin e OKB-së në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se Serbia i kushton një rëndësi të madhe punës së UNMIK-ut.
”Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1999, është garantuesi i statusit të neutralitetit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.
/a.r