Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër urimi, Albin Kurtit, pasi u zyrtarizua si kryeministër i Kosovës.
Në letrën e tij, Rama i bën ftesë për intensifikimin e marrëdhënieve mes të shteteve si dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
“Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve”, ka shkruar Rama.
Më tej ai shkruan se beson në ekipin qeverisës të Kurtit për t’i kapërcyer me sukses sfidat me të cilat përballet Kosova.
“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, shkruhet në letrën e Ramës dërguar Kurtit.
Në fund të letrës së tij, kryeministri Edi Rama i bën ftesë Kurtit që të vizitojë Shqipërinë.
Ndërkaq, Rama i ka dërguar kryeministrit të Kosovës me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit një shishe verë, si dhuratë simbolike.
/a.r
Te ka nxjerr cullak or Edi ,tani kot pjerdh,me mire fute bishtin nder shale dhe pranoje fajin..!